Masakra në Lushnjë, Xhafaj: Arrestoni autorët me çdo kusht!

Masakra në Lushnjë, Xhafaj: Arrestoni autorët me çdo kusht!
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i policisë së shtetit ka zhvilluar një takim të papritur në komisariatin e Lushnjës.  Burimet kanë bërë të ditur se në takimin e zhvilluar me dyer të mbyllura, Ministri ka kërkuar reagime konkrete nga të gjithë strukturat e Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme në lidhje me vrasjen e dy personave pak ditë më parë në këtë qytet.

Burimet shprehen se Xhafaj ka qenë shumë i ashpër në këtë takim me të gjithë përgjegjësit e rendit në Lushnjë. Madje nënvizohet se dhe toni ka qenë mjaft i ashpër. Mësohet se Xhafaj ka kërkuar që të arrestohen autorët e masakrës së Lushnjes me çdo kusht dhe të zbardhet e plotë ngjarja që tronditi qytetin myzeqar. /s.i/afp.al

Shpërndajeni me miqtë tuaj: