PS përjashton Tahirin, Rama sulmon prokurorinë

PS përjashton Tahirin, Rama sulmon prokurorinë
 

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm grupin parlamentar të PS. Ndërkohë të mërkurën do të mblidhet seanca plenare, ku pritet të hidhen në votim dy raportet, një nga opozita dhe tjetra nga maxhoranca pas votimit në Këshillin e Mandateve mbi çështjen “Tahiri”.

Nga mbledhja dhe diskutimet tashmë është thuajse e qartë se edhe pse Tahiri u përjashtua nga grupi socialist deri në mbyllje të hetimeve, nga PS nuk do të votohet kërkesa e prokurorisë për heqjen e mandatit të tij si deputet. Maxhoranca i ka të mjaftueshme votat për ta rrëzuar këtë kërkesë.

Rama u shpreh se mbështet plotësisht qëndrimet e deputetit Tahiri, i cili ka ngjitur një nga një shkallët në karrierën politike.

Rama tha se Tahiri pranoi se ka gabuar me shitjen e makinës së tij. Ai shtoi se nuk pendohet aspak që ka bërë avokatin e ish- ministrit Tahiri gjatë katër viteve të qeverisë së kaluar.

Kreu i qeverisë deklaroi se Tahiri është i sulmuar nga opozita pasi është më i pëlqyeri nga radhët e qytetarëve.

Megjithatë në raportin që pritet t’i dorëzohet Kuvend, maxhoranca autorizon prokurorinë vetëm për kontrollin personal dhe të banesës së zotit Tahiri, nga ana tjetër opozita ka mbështetur të plotë kërkesën e Krimeve të Rënda për arrestimin e Tahirit.

Pikë e parë e rendit të ditës, në mbledhjen e sotme, ka qenë qëndrimi i Partisë Socialiste ndaj kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Renda lidhur me deputetin Saimir Tahiri.

Rama sulmoi prokurorinë, pas akuzave të ngritura ndaj ish-ministrit, por njoftoi se ish-ministri përjashtohet nga grupi socialist deri në përfundim të hetimeve.

Në 8 vite punë në PS, ishte i pari që hyri në seli pas meje kur sapo isha zgjedhur kryetar. I ngjiti shkallët një e nga një me ambicie të fortë e vullnet të veçantë. Për meritat e tij u zgjodh edhe ministër i Brendshëm. Nuk i ndërhyra kurrë në zgjedhjet e bashkëpunëtorëve në Ministrinë e Brendshme. I miratova pa ngurrim kandidaturat për drejtorë të Policisë së Shtetit. Nuk e kam pasur kurrë numrin e të parit apo të dytit në telefonin tim. Çdo mesazh të qytetarëve për policinë ia kaloja ministrit. Nuk kam folur në telefon me asnjë drejtor policie apo komisariati. Ishte jetëgjatë në detyrën e ministrit të Brendshëm sepse i dhamë besim të jashtëzakonshëm dhe nuk ia kursyem mbështetjen për ta drejtuar ministrinë si drejtues i pakontestuar i projektit më ambicioz. Sot jemi mbledhur të flasim për çfarë duhet të bëjmë ne lidhur me kërkesën e prokurorisë, që nuk kërkon vetëm masa të rënda shtrënguese, por edhe arrestimin e Saimir Tahirit"

Ku u gjet ky zell i panjohur i një prokurorie të krimeve të rënda që nuk ka lëvizur asnjë gisht që kur ka lindur. As për fakte e prova që dihen e shihen asiqare si shumë të dyshimta. Kurrë. Asnjëherë”

Emër kaq i madh dhe bilanc memec. Në cilën epokë të gurit u gjet kurajoja për t’i prerë faturën e burgut deputetit me katër fletë bakalli që do të ofendonin çdo bakall... ku fatura mbaron me etj. dhe për llogari të kujt deshën t’ia shesin këtë faturë të arrestit me burg këta prokurorë. Kështu i  luftojnë kriminelët, e pastaj i zgjidhim rrugës a ishte ti apo ishte tjetër.”

“Ca jemi ne faturistët e arrestit për deputetë apo na dinë ekspertë kontabël”

“Apo ne na erdhi në shteg saje qorri.. e të rrëzojmë qeverinë e krimit?

 “Boll e kam bërë avokatin e Tahirit. Uroj të mos e kem pishman,” – nënvizoi kryeministri para deputetëve socialistë.

“Sot nuk më mjafton dot përgjigjja e Tahirit. E kam të pamundur të mjaftohem me përgjigjen e tij”

“Do të ishte zhgënjimi më i rëndë dhe mësimi më i hidhur nëse do të zbuloj se pas kësaj historie Saimir Tahiri do të ishte ai që unë njoh por një vemie që turpëron fjalën njeri. Kushdo të mendojë ç’të dojë. Nuk më intereson. Për mua nga momenti i parë sot e deri kur të dalë e vërteta nuk ka rëndësi asgjë tjetër veç përgjigjes së pyetjes: A është i pafajshëm Saimir Tahiri?”

“Boll e kam bërë avokatin e Saimir Tahirit për 4 vjet në gjyqet politike e mediatike. E kam bërë me vetëdije të plotë pa dyshuar kurrë në integritetin e tij, e kam bërë me pasionin për të ndryshuar Shqipërinë.”

Uroj që të mos e kem pishmanin e jetës time politike gjithçka kam dhënë dhe gjithçka kam marrë nga Saimir Tahiri.”

“Në Shqipëri pas prindërve të tij vjen i pari një njeri që dëshiron të besojë pafajësinë e Saimirit, jam unë. Por ndryshe nga nëna dhe babai i Saimirit unë nuk jam prindi i tij edhe pse qysh se u bëra Kryeministër edhe tim bir e kam pas në komunikim pak herë në muaj ndërsa me Ministrin e Brendshëm kam komunikuar disa herë në ditë.”

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: