Memaliaj, digjet makina e furrxhiut, nisin hetimet

Memaliaj, digjet makina e furrxhiut, nisin hetimet
Një automjet tip “Benz” me targa 4113 A është djegur në qytetin e Memaliajt. Makina që është djegur i përket Myrto Bezës, pronar i një furre buke. Automjeti ndodhej i parkuar pranë furrës së bukës së tij kur është përfshirë nga flakët paraditen e sotme.

Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa zjarrfikësja ka shuar flakët. Ende nuk dihen shkaqet e flakëve që kanë përfshirë automjetin. Policia po heton nëse bëhet fjalë për një defekt teknik apo zjarri ka qenë i qëllimshëm. /s.i/afp.al

Shpërndajeni me miqtë tuaj: