Meta e Nikolla flasin për Reformën në Drejtësi gjatë konferencës në Fakultetin e Drejtësisë

Meta e Nikolla flasin për Reformën në Drejtësi gjatë konferencës në Fakultetin e Drejtësisë
Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare “Sfidat dhe prespektivat e të drejtës private” në Fakultetin e Drejtësisë. Punimet e kësaj konferencë do të zgjasin dy ditë, në të cilën do të marrin pjesë përfaqësues të Universiteteve të Italisë, Kroacisë dhe Prishtinës. Konferenca përkon me 60-vjetorin e themelimit të Universitetit të Tiranës, pjesë e të cilit është dhe Fakulteti i Drejtësisë

Gjatë fjalës së tij, Meta vlerësoi stafin teknik të punës të cilët janë angazhuar në Reformën në Drejtësi dhe u shpreh se suksesi i saj është përcaktues për të ardhmen e vendit.

“Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit të Tiranës, ka qenë tërësisht i përfshirë në këtë reformë, në të gjitha nivelet, që nga Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë, stafet teknike të punës, si dhe pjesëmarrës në të gjitha tryezat konsultative të zhvilluara nga Komisioni i Reformës. Vlerësoj se angazhimi juaj do të vijojë të jetë i çmuar edhe në këtë fazë deçizive të implementimit konkret të Reformës në Drejtësi, pasi suksesi i saj është përcaktues për të ardhmen europiane të vendit” tha Meta.

Ndërkohë Ministrja e Arsimit Rinisë dhe Sportit, Lindita Nikolla, u shpreh se Fakulteti do të mbetet një elitë e vyer për t’u dëgjiar në gjithçka dhe se përbën një sfidë përfshirja e tij në Reformën e Drejtësisë. /f.ç/

Foto: Google

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: