Ministri tjetër i lidhur me Habilajt? Gjiknuri replika në distancë me Berishën

Ministri tjetër i lidhur me Habilajt? Gjiknuri replika në distancë me Berishën
Damian Gjiknuri, ministri i përmendur me emër nga ish-kryeministri Sali Berisha sot, se është filmuar në fushatë duke i dhënë para Habilaj për të blerë votat në Vlorë, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Por në reagimin e tij Gjiknuri tha se a mund besojë njeri pinokun dixhital, duke iu referuar denoncimit të Berishës

Ajo çfarë tha sot Berisha:

"Gjiknuri në tepsi! I filmuar duke i dhënë para Habilajt në fushatë për të blerë votat!"

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb

“Përshëndetje Doktor! Gjatë fushatës elektorale të fundit, Habilajt uleshin për dreka dhe darka me Damian Gjiknuri në Vlorë. Madje Habilajt kanë edhe regjistrime duke i ofruar para në dorë D. Gjiknurit. Kanë pasur marrëdhënie të regullt interesash me Gjiknurin. Ju uroj shëndet. Anonim Ju lutem!”

Reagimi i Damian Gjiknurit:

"A mund ta besojë njeri pinokun dixhital, atë që nuk njihte as baxhanakun e tij dhe nuk e dinte as ku i binte Gërdeci?! Habilajt nuk i njoh e as nuk kam patur kurrë marrëdhënie me ta. Fati i keq i shpifësit dixhital që po detyrohet të sajojë e kërkojë lidhje imagjinare mes morisë së fotografive në takimet elektorale me mijëra qytetarë të Qarkut të Vlorës."

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: