Nis seanca në Kuvend, Basha-Ruçit: Nuk dua që edhe kjo seancë të degjenerojë si javën e kaluar prej teje

Nis seanca në Kuvend, Basha-Ruçit: Nuk dua që edhe kjo seancë të degjenerojë si javën e kaluar prej teje
Ashtu siç pritej seanca e sotme parlamentare ka nisur me debate.

Deputeti Vangjel Dule ka kërkuar që projekt-vendimi për pakicat të mos e miratuar por pas votimit të hapur nga kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, propozimi i Dules u rrëzua.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar kreu i PD-së Lulzim Basha duke akuzuar Ruçin se po i vë kazmën parlamentit.

“Zoti Ruci po ktheheni nga absurd në qesharakë në tragjik, të votojë pro ose kundër kur rregullorja përcakton qartë. Detyra jote është të zbatosh rregullat.

Njësoj si para 30 vjetësh ngrenë dorën sa herë ja kërkon ti. Deputeti kërkoi zbatimin e rregullores. Ti zbato rregulloren dhe mos i vër kazmën. Ndoshta e ke porosi si javën e kaluar se nuk doni të përballeni.

Nuk dua që edhe kjo seancë të degjenerojë si seanca e kaluar për shkakun tënd” paralajmëroi Basha.

Gjithashtu në seancën e sotme pritet të nisin diskutimet për Komisionin e Reformës Zgjedhore. /f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: