Pique, Katalunja e Kombëtarja, Spanja para rrezikut jugosllav

Pique, Katalunja e Kombëtarja, Spanja para rrezikut jugosllav
Zakonisht, jemi mësuar me një situatë që në vetvete nuk është e natyrshme, politika ndërhyn në sport. Vendimet e diskutueshme, favorizimet pak a shumë të dukshme, kur ka interesa të jashtme, është e vështirë t’i ndash drejt. Por tani ekziston një trend i ri. Sportistët, njerëzit e famshëm e të pasur janë duke marrë gjithnjë e më shumë vetëdijen e fuqisë së tyre në media, madje fillojnë ta përdorin atë edhe jashtë rregullave të asaj që përfaqëson sporti.

Disa pohojnë se janë shkaqet humanitare ata që  sjellin në qendër të vëmendjes situata, që për arsye, apo edhe mënyra të ndryshme, shkojnë në favor të politikës.  Ishin Tommie Smith dhe John Carlos, ishin nga të parët që kujtohen me grushtin e njohur (simbol i Black Power) në podium të Olimpiadës së Meksikos. Gjithmonë në SHBA ka pasur polemika mbi atletët që gjunjëzohen para himnit kombëtar apo për ata që protestojnë kundër diskriminimit. Por Shtetet e Bashkuara nuk janë vetëm, madje edhe më shpesh në Evropë, yjet e sportit tregojnë respektin e tyre ndaj shoqërisë që i rrethon.

Rasti i Pique

Do të jetë e mjaftueshme për të marrë rastin e fundit të Gerard Pique, tridhjetë vjeç, mbrojtësi i Barcelonës, i cili u rrit në një Spanjë të lirë dhe demokratike, por edhe në një krahinë si Katalunja që në disa mënyra ndjehet e shtypur nga qeveria qendrore në Madrid. Lëvizjet e pavarura katalanase janë bërë gjithnjë e më të fuqishme derisa ndodh edhe konfrontimi frontal me institucionet spanjolle. Nuk është vetëm një përplasje ideologjike, por një referendum i paraqitur nga autoritetet katalanase, ku përplasja është edhe fizike. Mes të lënduarve dhe demonstratave, Barcelona nuk dëshironte të luante të djelën kundër Las Palmas. Dhe me siguri nuk do të donte të zbriste në fushë Pique, i cili me buzëqeshje shkoi për të votuar, para se kaosi të shpërthente në qytet.

Në fund ai dhe Barça duhej të dorëzoheshin me insistimin e “Federcalcio”, por në fund të lojës mbrojti veten (edhe me lot) Pique foli mbi të drejtën e katalanasve për të votuar për pavarësinë e tyre, duke u mbrojtur kundër sulmeve nga pjesa tjetër e Spanjës. Po, sepse është gjithashtu e vërtetë se Katalonia nuk është Spanja. Por Pique dhe shokët e tjerë të lindur në rajonin autonom vishen ende me fanellën e kombëtares së Spanjës. Atëherë pse shkoni e luani në fushë për një komb që ju nuk e besoni? Kjo kërkohet nga Federata, e cila në perceptimin e fakteve duket më shumë e lidhur me Madridin (siç është më e natyrshme), se sa me Barcelonën dhe Girona-n. Dhe Pique thuhet është gati për të marrë një hap pas. “Nëse jam problem, e lë Kombin.” Spanja pret Shqipërinë më 6 tetor, në ndeshjen e parafundit kualifikuese të Kupës së Botës, Rusi 2018.

Rasti katalanas 

Nuk duhet të jetë një problem, të paktën nëse shohim historinë e fundit të Spanjës si kampione e  Evropës apo botës. Katalanasit, baskët, spanjollët e pakica të tjera, ishin bashkë. Për të fituar Kupën e Botës në vitin 2010 ishte shkrirja që përfaqësonte të gjitha kurorat e Bashkuara të Spanjës, që e ka zanafillën kohë pas në vitin 1469. Ekzistonte një bashkim pak a shumë i qëndrueshëm i traditave, mënyrës së jetës dhe idealeve që deri tani nuk kishin hasur shumë vështirësi, të paktën nga pikëpamja sportive. Tani që ndërhyn politika (dhe sportet, referimi, bashkëveprimi), preken padyshim bashkë me sportistët.

... Rasti jugosllav?

Ata paradoksalisht rrezikojnë fundin e shteteve e sportistëve të lavdishëm jugosllavë të viteve ‘80. Ashtu si basketbolli, me Vlade Divacin dhe Drazhen Petroviçiç, shokë të pandarë, gati vëllezër, të cilët lufta civile i shndërroi në armiq. Zvonimir Boban (Kroacia) ishte një rast tjetër që u bë pjesë e fushatave të urrejtjeve të ndryshme etnike, që po kalonte në ato vite Federata e Jugosllavisë.

Gjendja spanjolle është e ndryshme dhe sigurisht më pak inkandeshente, por sigurisht që nuk duhet nënvlerësuar. Dhe nuk duhet përjashtuar që yjet e tjerë katalanas, madje edhe te sporteve të disiplinave të tjera, të preken nga kjo çështje. Kjo gjendje është duke duke dëmtuar seriozisht Spanjën, gjithnjë duke folur në termat sportivë. Përgaiti: a.muraçi

Artikulli e foto marrë nga “ilposticipo.it”

Shpërndajeni me miqtë tuaj: