Po luhet ndeshja ndaj Luftëtarit, policia i gjobit autobusin Partizanit

Po luhet ndeshja ndaj Luftëtarit, policia i gjobit autobusin Partizanit
Para ndeshjes së mbetur të javës së gjashtë në Kategorinë Superiore, mësohet se ka ndodhur një episod i veçantë.

Në “Selman Stërmasi” po luhet në këto momente ndeshja Partizani-Luftëtari.

Por pasi ka mbërritur ekipi i Partizanit, Policia gjobiti me 30 mijë lekë të vjetra shoferin e autobusit të Partizanit, për parkim të gabuar. Ndërkohë ekipi po luan në fushim shoferi ndodhet në stadium.

Nuk kishte ndodhur herë tjetër që shoferi i autobusit të një klubi kryeqytetas të gjobitej për parkim të gabuar, sidomos para ndeshjeve të rëndësishme dhe para stadiumit të qytetit të tij.

Gjithsesi, janë të shumtë tifozët që nga nxitimi para ndeshjeve janë gjobitur për të njëjtën arsye para stadiumit “Selman Stërmasi”. Gjoba ndaj shoferit të autobusit ngjan edhe si shembull për të tjerët.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: