Pogradec, arrestohet 55-vjeçari, përdhunon  dhe lë shtatzënë të miturën  

Pogradec, arrestohet 55-vjeçari, përdhunon  dhe lë shtatzënë të miturën  
Një e mitur 15-vjeçare është përdhunuar nga një 55-vjeçar dhe si pasojë ka ngelur shtatzënë.  Denoncimi u bë nga vetë e mitura, e cila akuzon 55-vjecarin se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë. Pas denoncimit Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë kapjen dhe arrestimin e Ligor B., 55 vjeç, banues në Njësinë Administarive Velçan. “Arrestimi i tij u bë pas kallëzimit të bërë më datë 14.10.2017 në prani edhe të psikologes, nga një shtetase 15-vjeçare, e cila ka deklaruar se shtetasi i mësipërm  në muajin mars të vitit 2017, ka kryer me këtë të fundit në banesën e saj, marrëdhënie seksuale me dhunë dhe për pasojë kjo shtetase ka ngelur shtatzënë”, sqaron policia.

Nga ana e Policisë po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale : “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” parashikuar nga neni 101 i Kodit Penal. /s.i/afp.al/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: