Pogradec - Zbardhët dëshmia e 15-vjeçares shtatzënë, akuzon fqinjin për përdhunim

Pogradec - Zbardhët dëshmia e 15-vjeçares shtatzënë, akuzon fqinjin për përdhunim
Zbardhët dëshmia e 15-vjeçares të mitur nga Pogradeci se cila  ka ngelur shtatzënë pasi pretendon se është përdhunuar nga një 55-vjeçar. Në ambientet e policisë ajo ka deklaruar fillimisht se nuk e dinte më kë e kishte fëmijën. Por më pas ka deklaruar se në muajin mars të këtij viti është abuzuar nga 55-vjeçari Ligor B. Mësohet se fillimisht është dyshuar se e mitura vuante nga problemet mendore, por më pas në prani edhe të psikologes pas marrjes në pyetje ka rezultuar se ajo ishte e vetëdijshme dhe në gjendje të mirë.

E mitura dhe shtetasi që e ka përdhunuar janë banues të fshatit Velçan të Pogradecit.  55- vjeçari është baba i 4 fëmijëve dhe njihet si një person i qetë dhe jo problematik. Policia arrestoi përdhunuesin, ndërsa pritet që e mitura të lindë fëmijën dhe të bëhet ekzaminimi i ADN-së për të dalë në një rezultat përfundimtar. /s.i/afp.al/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: