Policia në kërkim të 'Lolos', vëllait të vogël të Habilajve që takohej me 'shefin e madh'

Policia në kërkim të 'Lolos', vëllait të vogël të Habilajve që takohej me 'shefin e madh'
Operacioni i mbrëmjes së sotme synon kontrollin e të gjitha bazave të Habilajve dhe kapjen e vëllait të vogël të tyre që thirrej “Lolo”, personi i përgjuar teksa fliste për takimin me “shefin e madh”.

Biseda e transkriptuar nga autoritetet italiane dhe vënë në dispozicion prokurorisë shqiptare.

Uniformat blu kanë informacion se Lolo mund të jetë fshehur në këto zona.

Biseda e transkriptuar

F: Jam nisur që dje në Tiranë dhe tani sapo erdha në Fier.

M: Pse?

F: Më kërkoi shefi i madh

M: Çfarë kërkonte?

F: Asgjë, për këtë... për situatën

M: Aha...fole direkt me të?

F: Më priti në 11:30, më dërguan edhe taksi të më merrnin

M: E çfarë të tha?

F: Më pyeti si është situata

M: Që domethënë...?

F: Më tha që të mos shqetësohesha, sepse është çështje orësh dhe se të mos mendohesha shumë.

M: Duhet t’i thoshe që ne nuk kemi asnjë faj, këtë duhet t’i thoshe.

F: Po ja thash që ne nuk kemi faj e më tha që ata e bëjnë qëllimisht që unë t’i telefonoj

M: Edhe ne e kemi ditur këtë gjë dhe për këtë arsye nuk e kemi shqetësuar

F: Ai më tha që e kemi telefonuar dhe i kishte kërkuar që të mos përzihej me lojërat e fatit.

M: E kishte telefonuar (Duke nënkuptuar një person të tretë)

F: E kishte telefonuar ky i madhi. E kishte marrë në celular. Unë i thashë që ne nuk godasim, na ka shqetësuar na ka shkatërruar të gjithë biznesin.

M: Në rregull

F: Më tha, “ik i qet mos u shqetëso”.

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: