Presidenti Ilir Meta promovon alpet shqiptare: Mos e humbisni mundësinë për ti vizituar

Presidenti Ilir Meta promovon alpet shqiptare: Mos e humbisni mundësinë për ti vizituar
Promovimi i Alpeve Shqiptare vjen ndryshe kësaj radhe, ka qenë Presidenti i Republikës, ai që ka vizituar vendin turistik. Gjatë turit Presidenti, ka ecur në këmbë, për të parë bukurinë e Alpeve. Përveç vizitës, ka biseduar me disa banorë të zonës, e më pas ka parë nga afër Syrin e Kaltër, një tjetër bukuri natyrore që ofron parku kombëtar i Thethit.

Gjatë vizitës ka realizuar një video të cilën e ka postuar në profilin e tij në Facebook.

Presidenti është shprehur i mrekulluar nga bukuritë natyrore që ofrojnë Alpet shqiptare, teksa i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të mos e humbasin mundësinë që të vizitojnë këto vende të rralla turistike.

Statusi në Facebook i Presidentit Meta

Mos mendoni të dashur miq se jam në Tirol të Austrisë apo diku tjetër në Alpet e Evropës.

Jam te ‘Syri i Kaltër’ në Theth të Shqipërisë, në Alpet më të bukura në botë. Mos e humbisni

mundësinë për të vizituar ‘Syrin e Kaltër’ këtu në Theth në zemrën e Alpeve tona.

/s.i/afp.al/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: