Projekti Dizajn Job 2, një mundësi "e artë" për të rinjt e fushës së web dizajn dhe grafik dizajn

Projekti Dizajn Job 2, një mundësi "e artë" për të rinjt e fushës së web dizajn dhe grafik dizajn
Tashmë ka nisur sërish projekti Dizajn Job 2 ku më shumë se 120 të rinj do të marrin pjesë në trajnimet mbi ueb dizajn dhe grafik dizajn.

Projekti i cili zhvillohet për të dytin vit radhazi i pajis të rinj në fund me një certifikatë nga Bashkimi Europian.

Projekti Dizjan Job 2, një bashkëpunim i tre shteteve Shqipërisë, Serbisë dhe Kroacisë  vjen si një mundësi e artë për të rinjt e kësaj fushe të cilët do të marrin leksione nga 10 trajnerë.

Kryekoordinatori i Dizajn Job 2, Boris Negeli tha se papunësia nuk është vetëm një fenomen shqiptarë por në mbarë europën ndërkohq që u shpreh se në fund të këtij projekti, kohëzagjtja e të cilit është 1 vit, të rinjtë do të jenë në gjendje për t`u punësuar.

Pjesmarrësit në këtë projekt shprehen optimist dhe e shohin dizajn job si shpresë e mundësi per gjetjen e një vendi pune. /f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: