Prokuroria, prova të tjera të rëndësishme për Tahirin, filmime takimesh dhe udhëtimesh me Habialjt

Prokuroria, prova të tjera të rëndësishme për Tahirin, filmime takimesh dhe udhëtimesh me Habialjt
Prokuroria e Përgjithshme ka prova të tjera të rëndësishme që e rëndojnë pozitën e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Autoritetet italiane në disa raste e kanë vëzhguar ish-ministrin në shoqërinë e pjesëtarëve të grupit Habilaj.

Nga vëzhgimi ka rezultuar se Tahiri në vitin 2014 ka udhëtuar 4 herë me Habilajt jashtë vendit, pikërisht me makinën Audi AA003 GB, makinë që tha se në vitin 2013 ua shiti kushërinjve të largët. Gjithashtu Tahiri shfaqet në prani të Habilajve në zonën e Vlorës në vitin 2016.

Të dyja këto dokumente i janë vënë në dispozicion Prokurorisë për Krimeve të Rënda mbrëmjen e së mërkurës nga autoritetet italiane dhe konsiderohen si prova të forta për implikimin e Tahirit në veprimtarinë e grupit kriminal./l.k./

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: