Prova të reja nga Leçe, mbledhja e Këshillit të Mandateve “me dyer të mbyllura”

Prova të reja nga Leçe, mbledhja e Këshillit të Mandateve “me dyer të mbyllura”
Kur pritet të nisë mbledhja e Këshillit të Mandateve, për të diskutuar dhe vendosur për lënien ose jo pa imunitet të ish-ministrit të Brendshëm, prokuroria ka në dorë një dosje hetimore që ka mbërritur nga Prokuroria e Leçes, që mund t'i detyrojë ata të kërkojnë mbledhjen e dyerve në ruajtje të sekretit hetimor.

Dosja voluminoze me rreth 400 faqe, në të cilat prokuroria e Leçes ka pasqyruar të gjithë hetimin e saj, përmban të dhëna të rëndësishme në lidhje me aktivitetin e anëtarëve dhe drejtuesit e kartelit të drogës, që drejtohej nga vëllezërit Habilaj në Vlorë.

Dosja e mbërritur nga Leçe do të jetë pjesë e diskutimeve në mbledhjen e sotme të Komisionit të Imuniteteve në Kuvend.

Prokuroria hesht në lidhje me përfshirjen e Tahirit apo dhe të ndonjë ministri tjetër të qeverisë “Rama” por ka të dhëna për implikim të zyrtarëve brenda radhëve të policisë së Shtetit dhe Policisë së Vlorës./l.k./

Shpërndajeni me miqtë tuaj: