Sindroma “shopping”

Sindroma “shopping”

nga Dr. Monica Monaco

 

Konsumizmi dhe konsumopatia

Një nga karakteristikat e shoqërisë moderne është prezenca e përhapur e sjelljes konsumatore dhe e një tendence inkurajimi mbi blerjet, duke ushqyer shpesh nevoja të gënjeshtërta, që e kanë transformuar posedimin e produktit në një burim të vërtetë lumturie, në një instrument për të ndërtuar një identitet social të pranuar dhe të pëlqyer, duke e konsideruar “shopping-un” deri në një teknikë për të shkarkuar tensionin, në një ditë të vështirë.

Një pasojë e kësaj gjendjeje sociale të përgjithshme, është vështirësia për të shënuar kufijtë mes një blerjeje normale dhe patologjisë së blerjes, ndaj fenomenet e blerjes kompulsive, të quajtura ndryshe edhe konsumopati, si sindroma e “shopping”, përbëjnë shpesh rezultatin e gërshetimit mes një manifestimi të një gjendjeje shqetësimi personal dhe një stili jetese të propozuar, të ushqyer e të mbivlerësuar nga niveli shoqëror, në një shoqëri që i bën një vend gjithmonë e më të madh blerjes sipërfaqësore.

Sasi dhe cilësi në blerje, në sindromën “shopping”

 

“Shopping-u” kompulsiv ose sindroma e “shopping” përfaqëson një problem dhe shqetësim psikologjik të sjelljes, karakterizuar me tendencën e krizave të vërteta në blerje, një formë maniakale e shpenzimeve që, në vitet e para të përshkrimit, ka fituar edhe emrin Oniomania ose mania për të blerë.

Nisur nga momenti që kjo patologji ndizet, duke filluar që me sjelljen e përditshme, shpesh ky tip shqetësimi mbetet i heshtur dhe nuk diagnostikohet, deri në momentin kur shpërthen, duke krijuar probleme në familje ose pasoja shkatërrimtare ekonomike. Gjithashtu, kultura e përhapur e blerjes që përfshin shoqërinë e sotme, e bën të vështirë të hiqet një linjë dalluese mes atyre që blejnë për të kënaqur nevojat e tyre të vogla, dhe atyre që nuk arrijnë të menaxhojnë, me vullnet të plotë, blerjet dhe kanë një “compulsive buying”, - pra, blerje instiktive kompulsive.

Karakteristika kryesore është tendenca për të blerë gjëra të panevojshme dhe ato që nuk përputhen normalisht me shijet e përditshme të blerësit që, në shumicën e rasteve, janë mbi mundësitë financiare të subjektit. Ka raste madje, kur janë produkte të së njëjtës familje e tipologjie.

Zgjedhja dhe blerja e një artikulli i përgjigjet një nevoje, pak a shumë e ndërgjegjshme, për të ndërtuar nga jashtë identitetin personal, përmes pasurive në përgjithësi dhe artikujve specifikë që, nga ana sociale, konsiderohen si të nevojshëm dhe llogariten si cilësi pozitive për t’u pranuar në shoqëri. Sipas shumë studimeve, shikohet tendenca për të blerë të njëjtin produkt, i cili blihet si pjesë e një mozaiku të brendshëm që subjekti dëshiron të plotësojë.

Lidhur me këtë, femrat janë më të prirura të blejnë veshje, objekte bukurie. Por edhe burrat blejnë produkte për higjienën personale si dhe veshje, ku hyjnë edhe mjetet e palestrës. Prirja e tyre më e madhe është tek artikujt që janë simbol i prestigjit social për ta, - si makinat dhe teknologjia e lartë, kompjuterë dhe celularë, - duke pasur kështu lidhje me profesionin, mjedisin social, ëndrrat e tyre më të larta dhe iluzionet.

*përkthyer nga www.benessere.com

Shpërndajeni me miqtë tuaj: