Publikohen formacionet zyrtare, Cana i emocionuar para lamtumirës

Publikohen formacionet zyrtare, Cana i emocionuar para lamtumirës
Shqipëri-Itali, publikohen formacionet zyrtare.

Në mungesë të Xhakës e Llullakut, trajneri Panucci ka preferuar në sulm Sadikun. Ndeshja e fundit e kualifikueseve të Kupës së Botës, Rusi 2018 nis me lamtumirën që do të japë ish-kapiteni Lorik Cana. “Më vjen keq që nuk janë tifozët kuqezi. Për kombëtaren janë mbledhur tifozë nga të gjithë trevat. Absolutisht, respekti mirëkuptimi mbetet me të gjithë,” – theksoi Lorik Cana. Ai shtoi se të ardhmen nuk e sheh si trajner, por drejtues i ndonjë klubi dhe vlerësoi grupin aktual kuqezi të drejtuar nga Panucci.

Formacioni i Shqipërisë

Berisha, Hysaj, Veseli, Mavraj, Agolli, Basha, Memushaj, Grezda, Kaçe, Roshi, Sadiku

Formacioni i Italisë

Buffon, Chiellini, Bonucci, Darmian, Candreva, Spinazzola, Gagliardini, Insigne, Immobile, Eder, Parolo

Shpërndajeni me miqtë tuaj: