Rama përshëndet: Ja si të përmirësoni qeverisjen me propozimet dhe opinionet tuaja

Rama përshëndet: Ja si të përmirësoni qeverisjen me propozimet dhe opinionet tuaja
Kryeministri Edi Rama vijon të urojë ndjekësit e tij në Facebook duke i informuar lidhur me platformën online “Për Shqipërinë që Duam”

Rama shkruan se çdo anëtar që është i regjistruar në koalicionin e bashkëqeverisjes mund të sjellë opinion ose propozime lidhur me qeverisjen.

“MIRËMËNGJES

dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë demonstrim të thjeshtë se si, çdo anëtar i regjistruar i koalicionit qeverisës me qytetarët, mund të përdorë dritaren “Fjala Ime” në Platformën online “Për Shqipërinë që Duam”

për të ndarë opinionin mbi reformat dhe projektet që janë aktualisht në diskutim, apo duke dhënë propozime për se si mund të përmirësohet qeverisja në tërësi, apo rezultatet në një fushë të caktuar.

Për këto e plot të tjera që do t’i mësoni me një vizitë në Platformën online të Bashkëqeverisjes, mjafton të regjistroheni si pjesëtarë aktivë të Aleancës për Shqipërinë që duam në www.shqiperiaqeduam.al” shkruan Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155217757066523/

VIDEO

Shpërndajeni me miqtë tuaj: