Rita Ora sjell “Anywhere”, klipin e ri të xhiruar në New York

Rita Ora sjell “Anywhere”, klipin e ri të xhiruar në New York
Kënga është një pop baladë, e cila e sjell Ritën mjaft të freskët dhe me stil.

Klipi “Anywhere” vjen në skenën e New Yorku, qytet në të cilin këngëtarja shqiptare ndodhej vetëm pak javë më parë për xhirime.

Ajo ka realizuar klipin e saj të ri në mesin e fansave të saj të shumtë që iu bashkuan asaj në “Time Square”.

Që në momentet e para të publikimit, kënga është pritur shumë mirë dhe ka filluar të grumbullojë shifra të larta klikimesh në kanalin YouTube.

Ndryshe, më datë 13 nëntor, këngëtaren shqiptare do të kemi mundësinë ta shohim edhe në “MTV Europe Music Awards 2017.

/m.j/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: