Drekë në restorantin më të mirë.”
Cristiano Ronaldo teksa i është drejtuar një restoranti të njohur në Madrid, që e pëlqen dhe e frekuenton së tepërmi, nuk ka nguruar t’i bëj edhe pak reklamë në rrjete sociale.
Ndërkohë për drekë ai ka shkuar vetëm me të dashurën e tij, Georgina Rodríguez, me të cilën mediat raportojnë se pret së shpejti edhe një fëmijë tjetër.
Me mijëra komente, pa kaluar asnjë orë, i bënin urime Ronaldos për të shënuar sa më shumë gola. Dukej sikur askush nuk e vinte re vajzën bukuroshe që ishte përballë Ronaldos.
Thuajse të gjithë fansat e tij përsërisnin të njëjtin refren, “je lojtari më i mirë në botë”, “je më i mirë se Messi e Suarez”, apo “presim gola të tjerë nga ti” etj.
/a.m/