Shqipëri-Itali, Panucci: Krijuam raste por na mungoi kurajo, Italia fizikisht më superiore

Shqipëri-Itali, Panucci: Krijuam raste por na mungoi kurajo, Italia fizikisht më superiore
Pas humbjes së djeshme përball Italisë me rezultatin 0-1, kombëtarja shqiptare ka mbyllur fazën e eliminatoreve në stadiumin Loro Boriçi në Shkodër.

Pas ndeshjes, trajneri Christian Panucci gjatë një konference për mediat u shpreh disi i kënaqur me performancën teksa tha se krijuam 3-4 raste por na mungojë kurajo.

“Italia e bëri diferencën në zonën e rreptësisë. Ne kemi pasur 3-4 raste për shënime por siç duket na mungoi edhe kurajo. Jam duke u munduar të ndryshoj mentalitetin e ekipit sepse ne jemi mësuar të luajmë me pasime mbrapa ndërsa un po mundohem të fus mentalitetit e pasimeve përpara” deklaroi Panucci.

Lidhur me pyetjen nëse duhet të kryente më shpejt zëvendësimet e lojtarëve të lodhur, trajneri italian i Shqipërisë tha se ishte një gjë e rrezikshme pasi Italia ishte fizikisht më mirë.

“Me Italinë kemi vuajtur më pak. Ishte një rrezik të bëja ndërrimet përpara sepse Italia është fizikisht shumë superiore ndaj nesh, sidomos 30-minutëshin e fundit iknim shumë mbrapa. Për fat të keq punoj vetëm 2 ditë me këta lojtarë dhe largohem 2 muaj. Janë lojtarë që lozin në kampionatin zviceran, slloven, grek, në kampionate ku nuk ka intesitet dhe këtë gjë e vë re gjatë stërvitjes, ka momente kur ata lodhen, nuk arrijnë që të japin atë që duhet në stërvitje. Në qoftë se do marr skuadrën 2 muaj do të shihni diçka tjetër. Për mendimin tim Spanja, Brazili Gjermania janë skuadra më të mira se skuadra italiane” u shpreh Panucci. /f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: