Shqipëria e rrezikuar nga sëmundja e fruthit

Shqipëria e rrezikuar nga sëmundja e fruthit
Shqipëria rrezikohet nga sëmundja e fruthit. Pas rasteve të shfaqura në vendet fqinjë dhe një viktimë të shkaktuar në Kosovë, autoritet shëndetësore bëjnë apel për vaksinimin e fëmijëve. 2 deri 3% e 1 vjeçarëve në  vendin tonë janë ende të  pavaksinuar çka përbejnë edhe  kontingjentin më të rrezikuar nga kjo sëmundje.

Fruthi nis si grip i zakonshëm, por vijon me temperaturë shumë të lartë, skuqje të trupit deri në komplikacione të rënda.

Vaksina e fruthit është e ndarë në dy doza, një në vitin e  parë të jetës dhe tjera në moshën 5 vjeçare. Për shkak  të debateve  në mbarë botën se kjo vaksinë shkakton autizimin, shumë prindër kanë refuzuar kryerjen e këtij injeksioni për fëmijët e tyre.

Ndërkohe muaj më parë Ministria e Shëndetësisë nisi rivaksinimin për fruthin për të lindurit në vitet 80-90 për shkak të mosmbulesës së mirë në këto vite. Sipas specialistëve një i prekur nga fruthi mund të infektojë 12 persona të tjerë. /s.i/ afp.al/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: