Shuhet ish - ministri i Energjetikës, Dritan Prifti

Shuhet ish - ministri i Energjetikës, Dritan Prifti
Shuhet në moshën 49-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë, ish-ministri i Energjetikës, Dritan Prifti.

Dritan Prifti vuante nga një sëmundje agresive të gjakut prej një viti dhe për këtë shkak ai kishte hequr dorë dhe nga jeta publike dhe politike. Kohët e fundit i ishte nënshtruar kurave mjekësore intensive në një spital në Itali.

Nga Italia, Prifti u transferua në një klinikë më të specializuar në Gjermani, por pavarësisht nga trajtimet e marra mësohet se ish-ministri i Ekonomisë nuk ja ka arritur t'ia dalë.

Ai u kthyer dje pasdite në Shqipëri në gjendje shëndetësore tejet të rënduar.

Prifti deklaroi disa muaj më parë se po luftonte me një sëmundje të rëndë, që e privoi atë edhe nga fushata elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit.

Nga viti 2009 deri në 2013 Dritan Prifti ka qenë deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe në vitet 2009-2010 ka qenë Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës./l.k./

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: