Strakosha: Penalltia e Dibalës, babai dhe trajneri më thanë të hidhesha djathtas

Strakosha: Penalltia e Dibalës, babai dhe trajneri më thanë të hidhesha djathtas
Thomas Strakosha është realisht heroi i sfidës me Juventusin teksa ka ndalur Dibalën në një 11 metërsh, duke i dhënë fitoren skuadrës së Lacios.

Strakosha nuk pranon t’ia atribojë fitoren vetes por gjithë skuadrës  në sfidën ndaj Juventusit

“Nuk e bëra vetëm unë. E bëri skuadra, grupi, stafi, tifozët. Kjo ishte një fitore e grupit jo vetëm e një njeriu”, deklaroi Starkosha.

Para gjuajtjes së penalltisë Strakosha mendoi vetëm se barazimi nuk ishte i drejtë pasi skuadra e tij kishte dhënë gjithçka në fushë dhe e meritonte fitoren.

“Zoti më ndihmoi. Si Grigioni (trajneri i portierëve) ashte edhe babai im, më këshilluan që të hidhesha në krahun e djathtë. E kishim studiuar Dibalën dhe dinim se ku do shkonim. Unë kam pritur një penallti më në fund. Na ndihmoi pak edhe fati”, tha Strakosha për penalltinë e pritur./l.k./

(Marrë nga lazionews24)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: