Tahiri: Jam gati të shkoj deri në qelinë më të largët deri në gjetjen e të vërtetës

Tahiri: Jam gati të shkoj deri në qelinë më të largët deri në gjetjen e të vërtetës
Saimir Tahiri shprehet se ai është përgatitur për më të keqen për të zbardhur të vërtetën. Ai nuk ka dashur të flasë për të tjerë persona të tjerë me rol në historinë e sjellë nga përgjimet italiane.

“Sot nuk është dita se kush tjetër ka rol në këtë histori. Unë jam gati t’i shkoj deri në fund kësaj historie dhe madje të shkojë edhe në qelinë më të largët deri në gjetjen e të vërtetës.

Mua më intereson që të dalë e vërteta.  Nuk më intereson fare loja kukamfsheti. Për sa kohë kam të vërtetën jam i qetë. Unë kam vetëm veten time dhe të vërtetën.

Unë sot po paguaj kostot e kryerjes së detyrës. Unë gjithmonë kam besuar se detyra mund të kryhet pa kompromise korridoreve të politikës”, shprehet Tahiri./l.k./

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: