U përjashtua nga Kuvendi, Noka: Po i bëhet atentat demokracisë

U përjashtua nga Kuvendi, Noka: Po i bëhet atentat demokracisë
Deputeti i PD-së, Flamur Noka ka reaguar pës ndërprerjes së seancës dhe shtyrjes së punimeve të Kuvendit.

Në një dalje për mediat jashtë Parlamentit deputeti deklaroi se maxhoranca po i bën atentat demokracisë.

“Ato që kam pasur komente për t’i bërë i kam bërë. Këtu është atentat ndaj demokracisë. Vendimi i Byrosë nuk e di cili ishte. Di të them cili është turpi i këtij parlamenti sot, turpi i këtij Parlamenti sot është të përjashtosh një deputet pse kërkon fjalën për procedurë dhe pse insiston për një të drejtë të tij.

Ata mendojnë se nëpërmjet këtyre metodave do të shantazhojnë opozitën për t’i mbyllur gojën. Këtë që po ju them ju, ia paraqita Byrosë”, u shpreh për mediat Flamur Noka.

Flamur Nokës u përplas verbalist me Gramoz Ruçin, pasi spikeri i Parlamentit nuk i dha fjalën për procedurë.

Noka kërkoi të flasë pas Ramës me pretendimin se ai kishte fyer ish-kryeministrin Sali Berisha.

Pasi nuk u lejua që të flasë, Noka bllokoi foltoren e Kuvendit, duke larguar nga aty deputetin e LSI, Shezai Rrokaj. Ky veprim i deputetit demokrat bëri që kreu i Kuvendit, Ruçi ta përjashtojë atë nga seanca./l.k/

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: