Vidal "i mërzitur" tek Bayern, në janar pritet të kthehet në Seria A

Vidal "i mërzitur" tek Bayern, në janar pritet të kthehet në Seria A
​Sipas mediave, mesfushori kilian i Bayern Munich, Arturo Vidal nuk është i lumtur në Gjermani dhe pritet të largohet në muajin janar.

Tuttomercatoëeb, raporton se ky mund të jetë sezoni i fundit i Vidal me gjigandët gjerman teksa  ka pranuar ofertën dhe është i gatshëm që të kthehet në Itali, te skuadra e Interit.

Ky vendim mendohet të ketë ardhur pas largimit të Ancelottit dhe ardhjes së Heyncekes në krye të skuadrës.

Trajneri i ri i Bayern thuhet se nuk i beson Vidal-it në mesfushë duke qenë se e njeh mirë si lojtarë pasi ka punuar me të tek Bayer Leverkusen.

Kujtojmë që Vidal dhe Bayernin kanë kontratë deri në vitin 2019. /f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: