Vlorë, arrestohet 58 vjeçari i disa zjarrvënieve në Zvërnec

Vlorë, arrestohet 58 vjeçari i disa zjarrvënieve në Zvërnec
Policia e Vlorës ka arrestuar ditën e djeshme një 58 vjeçar i cili rezulton të jetë autori i disa vatrave zjarri në Zvërnec. Mësohet se i arrestuar është 58­ vjeçari Panajot Rina, i cili nëpërmjet zjarrvënës ka shkaktuar dëme të shumta materiale në pronat me ullinj të disa prej banorëve të zonës.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë! Arrestohet në flagrancë autori i shkaktimit të disa vatrave zjarri në Zvërrnec ! Policia Vlorë në vijim të punës së tyre për goditjen e paligjshmërisë dhë vënien para përgjegjësisë ligjore shtetasit të cilët kryejnë vepra penale kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e një shtetasi i cili rezulton autor i shkaktimit të disa vatrave zjarri në fshatin Zvërrnec.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin : Panajot Rina, 58 vjeç, banues në fshatin Zvërrnec, Vlorë. Nga hetimet e kryera prej Specialistëve të Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Vlorë më datën 14.10.2017, ku në pronat me ullinj të disa banorëve të fshatit Zvërrnec kanë rënë disa vatra zjarri prej të cilave janë shkaktuar pasoja të rënda materiale, nga të dhënat hetimore ka rezultuar se autor i zjarrvënieve është shtetasi Panajot Rina. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale ''Shkatërrimi i pronës me zjarr'', parashikuar nga neni 151/2 i Kodit Penal. /s.i/afp.al

Shpërndajeni me miqtë tuaj: