Zbulohen “magazinat e drogës”, arrestohet bashkëpunëtori i Habilajve

Zbulohen “magazinat e drogës”, arrestohet bashkëpunëtori i Habilajve
Të tjera informacione kanë çuar në zbulimin e “magazinave të drogës” së Habilajve në Vlorë. E dhe sot në mbrëmje ka vijuar operacioni antidrogë për të goditur këtë organizatë kriminale në Velçë, Drenovë, Vezhdanisht dhe Treblovë, ky dyshohet se Habilajt kanë një nga vendbazimet e tyre të drogës.

Policia sqaron se ka arrestuar një person të dyshuar si pjesëtar i organizatës së trafikut të drogës drejtuar nga Habilajt.

Po sipas policisë Naser Seiti është vënë në pranga pas kërkesës së drejtësisë italiane për arrestimin e katër personave të grupit Habilaj që aktualisht ndodhen në territorin shqiptar.

Aksioni i sapo kryer është vazhdim i atij në zonën e Babicës, ku dje në mbrëmje u sekuestruar 4 ton drogë./l.k./

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: