Georgina sjell në jetë një vajzë, Ronaldo “një baba më tepër”

Georgina sjell në jetë një vajzë, Ronaldo “një baba më tepër”
Ylli i Real Madrid, Cristiano Ronaldo, dha lajmin se është bërë për herë të katërt baba pasi e dashura e tij  Georgina Rodriguez lindi një vajzë, Alana Martina.

"Alana Martina sapo ka lindur! Të dy, Geo e Alana po shkojnë mirë. Jemi të gjithë të lumtur,’ shkroi 32-vjeçari në  Twitter, duke postuar edhe një foto të vetes së tij e Rodriguez, si dhe të djalit të tij 7-vjeçar, Cristiano Junior, në lindjen e Georgina.

Ronaldo është gjithashtu baba edhe i dy binjakëve, Eva e Mateo, të cilët lindën në qershor.

Trajneri i Portugalisë Fernando Santos e la pushim Ronaldo, duke qenë se skuadra kombëtare e tij është grumbulluar në miqësoret ndaj Arabisë Saudite e SHBA-ve.

/a.m/

loading...
loading...