A e dini se ekziston  ora e brendshme e trurit?

A e dini se ekziston  ora e brendshme e trurit?
Keni dëgjuar ndonjëherë qeshe truri juaj ka një orë. Po është e vërtetë dhe këtë mund ta faktoni gjatë ditës kur ju ndiheni  ose plot energji ose i përgjumur. Pikërisht kjo është ora e trurit ose e thënë ndryshe ritmi qarkullues që punon në prapaskenën e trurit dhe qarkullon me intervale të rregullta mes përgjumjes dhe vigjilencës. Njihet edhe si cikli juaj i gjumë/zgjim-it.

Për më të shumtën e të rriturve, rënia më e madhe e energjisë ndodh ne mes të natës, gjatë gjumit të thellë (diku rreth orës 2:00 dhe 4:00) dhe menjëherë pas vaktit të drekës (rreth orës 13:00 dhe 15:00).

Ritmin tënd qarkullues e kontrollon një pjesë e hipotalamusit (pjesë e trurit). Kjo do të thotë se, faktorët e jashtëm si drita dhe errësira mund ta ndikojnë. Kur është errësirë, gjatë natës, sytë e tu i dërgojnë shenjë hipotalamusit se është koha për tu ndjerë i lodhur. Truri yt pastaj, i dërgon shenjë trupit për të lëshuar melatoninë, e cila e bën atë të ndjejë lodhje. Prandaj, ritmi yt qarkullues përkon me ciklin e ditë/natës (gjithashtu pse të qëndruarit zgjuar gjatë natës dhe fjetja gjatë ditës është kaq e vështirë për punëtorët e turnit të tretë). /s.i/afp/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: