Aksident në dalje të tunelit të Krrabës, plagoset një person

Aksident në dalje të tunelit të Krrabës, plagoset një person
Një aksident i rëndë, me pasojë plagosjen e rëndë të një personi, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka ndodhur rreth orës 00:15 të natës së kaluar rreth 50 metra në dalje të tunelit të Krrabës. Mësohet se një automjet i tonazhit të rëndë ka dalë nga rruga dhe pasi ka shkatërruar mbrojtëset e rrugës është rrokullisur 15­20 metra dhe ka përfunduar në greminë i përmbysur.

Sipas policisë dyshohet se drejtuesi i mjetit duhet të ketë pasur vështirësi në manovrim në një kthesë që fillon pasi daljes nga tuneli. Po kështu shkak për rrëshqitjen e automjetit është bërë edhe terreni i lagësht, si pasoje shirave të rëna gjatë pasdites dhe orëve të para të natës së djeshme.  /s.i/afp/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: