Athinë, përplasja mes bandave, një shqiptar dhe një grek qëllohen brenda në makinë

Athinë, përplasja mes bandave, një shqiptar dhe një grek qëllohen brenda në makinë
 

 

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e të shtunës. Ngjarja ka ndodhur në zonën Pagrati, pranë qendrës së Athinës. Sipas dëshmitarëve okularë, katër persona hipur në dy motoçikleta, iu afruan një makine ku ndodheshin dy viktimat dhe hapën zjarr, duke i plagosur ata. Pastaj u larguan. Policia mbërriti në vendngjarje ndërsa dy të plagosurit u dërguan në spital. Shqiptari 32 vjeçar kishte marrë plagë në kofshë, ndërsa greku i moshës 29 vjeç, ishte plagosur në ije.

Mjekët vlerësojnë se ata nuk kanë rrezik për jetën, ndërkohë që të dielën do t’u nënshtrohen sërish ndërhyrjeve kirurgjikale. Policia po heton për gjetjen e autorëve. Dyshohet se ngjarja ka për motiv larjen e hesapeve midis grupeve kriminale. /s.i/afp/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: