Avioni humbet kontrollin sapo ngrihet nga pista, hyn brenda kësaj shtëpie (VIDEO)

Avioni humbet kontrollin sapo ngrihet nga pista, hyn brenda kësaj shtëpie (VIDEO)
 

Një avion i tipit “Cessna 172” u fut brenda një shtëpie në San Jose të Kalifornisë.

Piloti dhe dy pasagjerët që ndodheshin në bord mbetën të plagosur, por shpëtuan për mrekulli. Po ashtu edhe tre persona që ndodheshin në banesë në momentin e impaktit. Ata dolën me vrap sapo ndjenë tronditjen.

Banesa ndodhet në një lagje periferike të qytetit. Avioni shembi murin e jashtëm të shtëpisë. Hunda e aeroplanit hyri në dhomën e përparme, por krahët ndaluan avionin që të rrëshqiste më thellë në shtëpi.

Piloti sapo e kishte ngritur avionin në ajër, por pësoi një difekt dhe avioni i doli jashtë kontrollit. Ai u mundua të rikthehej në pistë, por nuk ishte në gjendje të drejtonte mjetin. /a.a/ Albanian Free Press Online/