Basha: Krimi largohet nga pushteti me ikjen e Ramës nga zyra e Kryeministrit

Basha: Krimi largohet nga pushteti me ikjen e Ramës nga zyra e Kryeministrit
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend se krimi largohet nga pushteti me ikjen e Ramës nga zyra e Kryeministrit.

Po sipas tij, policët e ndershëm mund të bëjnë detyrën e tyre, atëherë kur në qeveri nuk ka politikanë që i shërbejnë krimit.

“Njerëz si Saimir Tahiri e kanë vendin në burg dhe jo në krye të Ministrisë së Brendshme. Këta njerëz duhet të kenë në duar prangat e drejtësisë dhe jo çelësat e pushtetit.

Çdo trajtim i problemit të krimit të organizuar në Shqipëri thjesht si problem teknik nuk e ndihmon atë. Çdo strategji teknike për luftën kundër krimit do të jetë dështim i sigurt. Krimi në Shqipëri është problem politik dhe zgjidhja e tij mund të fillojë vetëm nga politika.

Largimi i krimit nga pushteti do të fillojë vetëm ditën kur Edi Rama të largohet nga zyra e Kryeministrit. Nëse ikën ai, pas tij do ikin të gjithë me radhë, të gjithë politikanët e lidhur me krimin dhe e gjithë shpura e tyre kriminale”, tha Basha./l.k./

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: