Bashkia finalizon projektin në fund të viti, ja me çfarë zëvendësohen palmat në aksin Tiranë-Durrës

Bashkia finalizon projektin në fund të viti, ja me çfarë zëvendësohen palmat në aksin Tiranë-Durrës
Bashkia e Tiranës ka planifikuar zëvendësimin e palmave në segmentin e autostradës Tiranë-Durrës me pisha.

Gjatë relacionit dhe rishpërndarjes së fondeve në buxhetin e Bashkisë për 2017-ën ky projekt pritet të finalizohet në fund të këtij vit.

“Gjatë periudhës që sapo kaloi me thatësirë të pazakonte, bimësia dekorative (palmat e mbjella) nuk u përshtatën me kushtet klimatiko-tokësore të Tiranës, kësisoj nuk i mbijetuan zhvillimit të ciklit të tyre jetësor. Për këtë arsye propozohet që në vend të palmave të mbillen lloje dekorativësh të pishës së butë, që përshtaten me klimën dhe mjedisin.

Duke qenë se periudha më e mirë për mbjelljen e pishës së butë është muaji dhjetor, kërkohet përfshirja në buxhet e këtij investimi. Për ujitje propozohet sistemi ujitës artificial në formë shiu.

Bashkia ka bërë riplanifikim duke reduktuar fondet për këta artikuj ku është vënë re zbatim i ulët i planit të investimeve, si psh ato të pastrimit” thuhet në relacion.

Kosto e plotë e projektit “Furnizim dhe vendosje drurë dekorativë në zonën industriale Kamëz-Kashar” është 333.8 milionë lekë, ose gati 2.5 milionë euro, e shpërndarë në 66.7 milionë lekë në 2017-n, 117 milionë lekë në 2018-n dhe 150 milionë lekë në 2019-n.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: