Berisha vijon akuzat: Vuçiç ka vendosur shpopullimin e Luginës së Preshevës, Rama e mbështet

Berisha vijon akuzat: Vuçiç ka vendosur shpopullimin e Luginës së Preshevës, Rama e mbështet
Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar akuzat ndaj kreu të qeverisë, Ramës, teksa këtë herë deklaroi se kryeministrit ka miratuar vendimin për shpopullimin e Luginës së Preshevës.

Gjatë një komunikimi për mediat jashtë Kuvendit, Berisha tha se Vuçiç ka ndërmarrë masa anti-shqiptare gjë që Rama e ka miratuar.

“Në këtë periudhë mjalti mes dy zyrtarëve të lartë, regjimi i Vuçiç ka ndërmarrë masa antishqiptare ndër më të egrat që ka njohur Presheva, Bujanoci dhe Medvegja.

Ai synon ripopullimin e këtyre trevave të pastra shqiptare, me refugjatë nga territore të tjera të Ballkanit. Për këtë qëllim në dhunim të ligjeve dhe kushtetutës dhe konventave kombëtare regjimi i Vuçiç ka zëvendësuar udhëheqësit legjitim të shqiptarëve të Preshëves në vasalë të tij të cilët marrin vetëm në një mbledhje mbi 50 vendime të diktuara fund e krye nga Beogradi, të miratuara nga Edvin Kristaq Rama i cili është i angazhuar në një beteje për ekzistencën e tij në mbrojtje të trafiqeve të tij dhe aferave të tij skandaloze" deklaroi Berisha.

Gjithashtu, ish-kryeministrit komentoi dhe çështjen e Kumanovës dhe vendimin e dhënë ndaj të arrestuarve tek "Lagjja e Trimave" dhe kërkoi hetim ndërkombëtar.

 Në të njëjtën kohë forca albanofobike dënoi me 750 vjet burg shqiptarët në procesin e Kumanovës. Një proces i stisur tërësisht nga Shërbimet Sekrete të Shkupit, Beogradit dhe me siguri ato ruse.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: