Bushati e Kotzias vijojnë sot bisedimet dy palëshe

Bushati e Kotzias vijojnë sot bisedimet dy palëshe
Ministrat e jashtëm të Greqisë dhe Shqipërisë do të vijojnë sot bisedimet para se të fluturojnë për në Bruksel, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të jashtëm të BE-së. "Po diskutojmë çështje që janë të hapura dhe duam t’i zgjidhim sot që të zhvillojmë perspektivat për të nesërmen. Në kuadër të kësaj pune intensive dhe pa pushim, vendosëm të vijmë për vizitë në vendin ku lindi Zeusi dhe ku rrëmbeu të bukurën Evropë. Në vendin ku në të vërtetë lindi Evropa, po punojmë me kolegun tim, ministrin e jashtëm të Shqipërisë. Duam që Shqipëria të bëhet shtet-anëtar i BE-së”,deklaroi ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias. Bisedimet mes dy ministrave, Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias, po zhvillohen prej dy ditësh.

Ata dje kanë vizituar malësinë e Kretës vendin ku sipas mitologjisë ka lindur Zeusi, ndërsa janë pritur me këngë e valle të zones. /s.i/afp/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: