Çfarë priste ajo? Modelja akuzon Ronaldon: Më përdori për seks

Çfarë priste ajo? Modelja akuzon Ronaldon: Më përdori për seks
Cristiano Ronaldo është duke u përballur me disa akuza të rënda seksuale nga një modele 21-vjeҫare.

Ajo pretendon se futbollisti e ka përdorur atë për seks.

Modelja Natacha Rodriguez 21 vjeçe thotë se me Ronaldon kishin shkëmbyer vazhdimisht mesazhe dhe kanë fjetur bashkë por pas natës romantike ai e ka lënë.

“E dija që ai kishte të dashur, por ne u bëmë miq, kishte besim mes nesh, një lidhje. Ishte një njeri i dashur dhe pas mesazheve gjatë gjithë kësaj kohe, ishte e mahnitshme që të isha në shtrat me të. ‘’-ka thënë modelja për Daily Mail. Sakaq, Ronaldo pak ditë më parë u bë baba për herë të katërt, por ndryshe nga herët e tjera, vetëm në rastin e fundit është bërë publik nëna e vajzës së tij, ndërkohë ai vazhdon të jetë beqar.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: