Champions, Juve vetëm për fitore ndaj Barçës

Champions, Juve vetëm për fitore ndaj Barçës
Kishin siguruar kualifikimin në 16 më të mirat e këtij sezoni në Champions: Paris Saint-Germain, Bayern München, Manchester City, Tottenham, ndërkohë kërkonin kualifikimin direkt pas ndeshjeve të pesta të fazës së grupeve në Champions League, ekipe të tjera si: Manchester United, Basel, Roma, Chelsea, Barcelona, Juventus, Sevilla, Liverpool, Shakhtar Donetsk, Beshiktash, Porto dhe Real Madrid.

Aranit Muraçi

Ndeshjet e parafundit për 16 më të mirat e këtij sezoni në Champions mbyllen sot, me supersfidën Juve-Barça:

Mbrëmja e djeshme

Në Grupin E: Spartak Moskë (6), Maribor (2), Sevilla (8),  Liverpul (9). Liverpool apo Sevilje kualifikofshin në rast fitoreje.  Firmino me dy gola në pjesën e parë dhe Mane u duk sikur i siguruan që në pjesë të parë  fitoren e thellë anglezëve. Por Sevilja rikuperoi në pjesën e dytë, nga 0-3, në 3-3, dhe mbetet në vend të dytë. Vendosin ndeshjen e fundit. Maribor eliminohet nga ky kompeticion pas barazimit 1-1 me Spartak, rezultat që u vendos në 10 minutat e fundit, ndërsa mesfushori kuqezi Valon Ahmedi nuk u aktivizua në Moskë.

Në Grupin F: Napoli (6), Shakhtar Donetsk (9), Manchester City (15), Feyenoord (0). Man. City siguronte vendin e parë në rast fitoreje apo edhe barazimi me Fejnord dhe nga ana Napoli ndalte Shakhtar. Napoli kryesues i Seria A, skuadra e mbrojtësit kuqezi Elseid Hysaj, duhet të fitonte patjetër me ukrainasit, madje me sa më shumë gola për të shpresuar kualifikimin. Insigne e gjeti golin në pjesën e dytë, Sielinski e Mertens kompletuan fitoren. Napoli shpreson që City të ndalë shahktor në ndeshjen e fundit, ndërsa Fejnord  mbetet jashtë Europës.

Në Grupin G: Beshiktash (11), Porto (7), Monaco (2), Leipzig (7). Beshiktash u mjaftua me një barazim ndaj Portos, duke siguruar vendin e parë. Taliska barazoi për turqit në 41’, pas golit të Felipe në 29’. Monaco eliminohet pas humbjes së thellë në shtëpi. Dopietë e Verner që në pjesën e parë e Leipzig me fitoren  e thellë ndaj Monaco do të diskutojë kualifikimin në ndeshjen e fundit të grupit.

Në Grupin H: Borussia Dortmund (2), Totenham (13), APOEL (2), Real Madrid (10). Totenhem në rast barazimi në Dortmund siguronte vendin e parë. Borusia Dortmund synonte vendin e tretë. Aubameyang shënoi golin e avantazhit për gjermanët në 31’, por Kane barazoi me fillimin e pjesës së dytë dhe Min Son i dha fitoren londinezëve. Real Madrid kalon më tej si e dyta e grupit me fitoren e thellë në Qipro ndaj APOEL. Benzema shënoi një dopietë në pjesën e parë, Modriç hapi serinë  e golave e Fernandez e ktheu në goleadë. Pjesa e dytë u zhvillua për Cristiano Ronaldon, që shënoi dy gola, duke i dhënë fund shterpësisë së tij. APOEL e mbylli me këtë humbje aventurën në Champions.

Mbrëmja e sotme

Në Grupin A: CSKA Moskë (6 pikë), Benfica (0), Basel (6), Manchester United (12). Man. United kualifikohet si kryesues u grupit me një barazim, por kalon edhe nëse CSK nuk fiton. Basel i Taulant Xhakës kualifikohet nëse fiton, ose CSKA humb kurse Benfica duhet të fitojë dhe të shpresojë te humbja e Basel.

Në Grupin B: Paris Saint-Germain (12), Celtic (3), Anderlecht (0), Bayern München (9).  Paris blindon vendin e parë në rast se fiton dhe Bayern jo. Celtic mund të vulosë vendin e tretë nëse fiton dhe Anderlecht jo, ose Celtic barazon e Anderlecht humbet.

Në Grupin C: Qarabag (2), Chelsea (7), Atletico Madrid (3), Roma (8). Roma kualifikohet me një barazim, kurse Chelsea me një fitore, ose me një barazim nëse Atletico nuk fiton.  Qarabag, ekipi i Ansi Agolli do të mbetet në garë vetëm nëse rast se fiton.

Në Grupin D: Juventus (7), Barcelona (10), Sporting (4), Olympiacos (1). Barcelona kalon si kryesuese e grupit, qoftë edhe me një barazim, por kualifikohet edhe nëse humbet Sporting. Juventus kualifikohet nëse shmang humbjen dhe Sporting nuk fiton me Olympiacos, ndërsa portugezët përveç fitoren u intereson që bardhezinjtë të humbin me Barçën.

Champions League – Dje

Grupi E

Spartak Moskë – Maribor           1-1

Sevilla – Liverpool                        3-3

Grupi F

Manchester C. -  Feyenoord        1-0

Napoli - Shakhtar D.                     3-0

Grupi G

Beshiktas – Porto                          1-1

Monaco – Leipzig                          1-4

Grupi H

APOEL N.  -Real Madrid             0-6

Borusia D. - Totenhem                 1-2

Sot

Grupi A 

18:00 CSKA M.  - Benfica

Basel - Manchester U.

Grupi B 

Anderlecht - Bayern M.

PSG- Celtic

Grupi C

18:00 Qarabag - Chelsea

Atletico M. - Roma

 Grupi D

Juve  - Barcelona

Sporting – Olympiacos

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: