Diabeti, mjekët: Çdo vit 5 mijë raste të reja

Diabeti, mjekët: Çdo vit 5 mijë raste të reja
Mjekët japin alarmin sa i përket rritjes së numrit të të prekurve nga diabeti.  Mjeku endrokinolog Mjeku Florian Tori  thotë se numri i të diagnostikuarve me diabet ne vit arrin deri në 5 mijë. Sipas tij, të prekurit duhet të reagojnë kujdes të veçantë për të mirëmenaxhuar këtë sëmundje sepse në rast të kundërt të shkakton komplikacione. Gjithashtu ai u bën thirrje qytetareve të merren me aktivitete fizike, në mënyrë që të mos mposhten nga sëmundja.

Në Shqipëri mendohet të jenë rreth 100 mijë persona që vuajnë nga diabeti. Vetë të prekurit kërkojnë që përveç insulinës që rimbursohet nga shteti, në këtë kategori të përfshihen edhe fishat, që bëjnë matjet e sheqerit në gjak. /s.i/afp/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: