E mendonte gjithë familjen e shfarosur, i mbijetuari 102-vjeçar i Holokaustit takon për herë të parë nipin

E mendonte gjithë familjen e shfarosur, i mbijetuari 102-vjeçar i Holokaustit takon për herë të parë nipin
Një hebre 102 vjeçar, i mbijetuar nga Holokausti nazist, ka takuar për herë të parë nipin e tij 66-vjeçar.

Për 72 vjet, Eliahu Pietruszka kishte menduar se e gjithë familja e tij ishte shfarosur në Luftën e Dytë Botërore.

Por vetëm ditët e fundit ai ka zbuluar se vëllai i tij kishte mbijetuar dhe se nipi ishte nisur nga Rusia që ta takonte.

Takimi i jashtëzakonshëm është fiksuar nga kamera.

“Je një kopje e babait tënd”, i tha në rusisht Eliahu Pietruszka, një mikrobiolog në pension, nipit të tij, Alexandre Pietruszka.

“Eliahu Pietruszka u largua nga Polonia në 1939 në moshën 24 vjeçare, duke lënë pas prindërit dhe vëllezërit e tij më të vegjël, Volf dhe Zelig”, raporton AP.

Të dy prindërit e tij dhe Zelig u vranë në një kamp naziste të vdekjes. Eliahu e dinte që Volf ishte larguar nga persekutimi në Poloni, por mendonte se ai kishte vdekur në një kamp pune në Siberi.

Por rezulton se Volf ka mbijetuar dhe ka punuar për vite si punëtor ndërtimi në një qytet industrial rus në Malet Urale.

Në vitin 2005, Volf Pietruszka plotësoi një dëshmi për Eliahun, të cilin ai mendonte se kishte vdekur, në memorialin Yad Vashem. Memoriali ka ekzistuar që nga vitet 1950, por baza e të dhënave u bë e disponueshme në internet në 2004.

Volfi ka vdekur në vitin 2011, pa mësuar dot se vëllai i tij ishte gjallë. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto dhe video: AP (Ripublikuar nga televizioni amerikan ABCNews)