Fatura e dritave, tradhtoi shqiptarin me serë kanabisi në Angli

Fatura e dritave, tradhtoi shqiptarin me serë kanabisi në Angli
Gjatë një operacioni policor të zhvilluar sot në Teesside në qytetin e Newcastle nga policia britanike, ka rënë në pranga një shtetas shqiptar i cili merrej me kultivimin e kanabisit në shtëpinë e tij.

Mariglent Allës, 27 vjeç, policia i kapi plot 700 rrënjë kanabis gjatë kontrollit në banesën e tij. Vlera e shitjes në treg e lëndës narkotike kapte vlerën marramendëse prej 700,000 sterlinash. Vetëm sistemi i rritjes së kanabisit përmes dritave i kushtonte shqiptarit 8.000 sterlina.

Mariglent Alla pranoi akuzat për kultivim droge të klasit B dhe u dënua nga gjykatësi Simon Bourne­Arton me 16 muaj burg

Shpërndajeni me miqtë tuaj: