Gjykata jep arrest me burg për gjyqtarin, iu gjetën 34 mln lekë në banesë

Gjykata jep arrest me burg për gjyqtarin, iu gjetën 34 mln lekë në banesë
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për gjyqtarin Shkëlim Miri. Ishte kërkesa e prokurorisë që gjyqtari të lihej në burg për të vijuar hetimet. Gjyqtari u ndalua tre ditë më parë në kuadër të hetimit për marrjen e 20 mijë eurove në këmbim të lirimit të të dënuarit për vrasje Gentian Doda. Në shtëpinë e Mirit gjatë kontrollit të policisë u gjet një shumë monetare me vlerë 340 milionë lekë të vjetra. Miri rrezikon një dënim nga 5 deri në 12 vjet burg, nëse shpallet fajtor, në bazë të akuzës për korrupsion pasiv të ngritur nga Prokuroria. Dyshohet se pasi është dorëzuar shuma prej 20 mijë eurosh, Gentian Doda është lajmëruar me telefon se ai do të lirohej. Është zbuluar se i arrestuari Alban Buçi, një prej sekserëve që është bërë ndërmjetës për pagesën e parave te gjyqtari Miri, është kushëri i Gentian Dodës.

Por pas përfundimit të seancës gjyqësore ka folur avokati i tij mbrojtës i cili ka pohuar se në fund të muajit maj, gjyqtari Miri është diagnostikuar me tumor në kokë, ndaj edhe shuma e parave të mbledhura do të shërbente për kurimin e tij. /s.i/afp/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: