Gjykata vendos për 6 të arrestuarit e drogës 1.5 tonë në Velipojë

Gjykata vendos për 6 të arrestuarit e drogës 1.5 tonë në Velipojë
Gjykata për Krime të Rënda ka vendosur sot të lërë në burg deri në përfundim të hetimeve 6 të arrestuarit e kapur me 1.5 ton kanabis në plazhin e Velipojës.

Togat e zeza kanë dhënë masën e sigurisë “arrest në burg” për Fatjon Merko, Genti Dano, Enriko Zylo, Sokol Ulkaj, Dershish  Gjoleka dhe Arben Bozhanaj.

Prokuroria ka mundur të bindë trupin gjykues me fakte për rrezikshmërinë e personave të prangosur, të cilët dyshohet se kanë vepruar në përbërje të një grupi të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë.

Të arrestuarit u kapën në tentativën për trafikimin e drogës, që dyshohet se ishte sjellë nga Vlora në Shkodër dhe destinacioni i mëpastajmë i saj do të ishte Europa Perëndimore./l.k./

(Foto: Google)

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: