Granit Xhaka i lë radhën Taulantit... a vazhdon ai të jetë “single”!

Granit Xhaka i lë radhën Taulantit... a vazhdon ai të jetë “single”!
Granit Xhaka u martua gjatë muajve të verës me bukuroshen shqiptare, Leonita Lekaj. Ylli i Arsenal, i cili përfaqëson Zvicrën ra në sy me bashkëshorten e tij mes çifteve më të famshëm të botës së futbollit e spektaklit, kur u ndanë çmimet e vitit nga FIFA në Londër.

Por sa herë shfaqet krah bashkëshortes, janë të shumtë komentuesit shqiptarë, sidomos në rrjetet sociale që i kujtojnë se tani e ka radhën Taulanti, futbollisti energjik i kombëtares sonë.

Ai është beqar, madje as  i fejuar dhe me të dashur, sepse prej kohësh rezulton “single”,  çka ka shtuar kureshtjen e vajzave beqare shqiptare. Për ta duket se ka menduar Panucci, i cili e ktheu Xhakën, pas disa problemeve që pati me De Biasi në të kaluarën.

Më herët është folur për një ndarjen e Taulant Xhakës me modelen Dorina Podrimja, me të cilën ishte në prag të martesës, madje është komentuar gjatë në media e që nga ajo kohë Taulanti nuk është parë më në shoqërinë e ndonjë vajze.

/a.m/

loading...
loading...