Horoskopi i muajit Nëntor 2017

Horoskopi i muajit Nëntor  2017
Nga astrologu italian Paolo Fox

Dashi (21/3 – 20/4)

Kundërshtitë e planetit Mars mund të prodhojnë kundërshtime në ato aktivitete ku duhet përcaktuar mirë roli e secilit ose duhet të bëni të heshtin disa persona që kanë folur shumë ose janë vënë në konkurrencë me ju. Në dashuri qetësi monotone. Kush ka një histori dashurie prej kohësh nuk duhet të mendojë komplikimet, është edhe mundësia që ta vini në diskutim raportin tuaj. Por nuk është moment për ndarje, pas datës 20 nëntor deri në 30 nëntor do të kaloni pak lodhje.

Demi (21/4 – 20/5)

Tetori ka qenë një muaj i paqartë, madje nervoz në fushën e punës. Nëse vitin që shkoi ndryshuat fushë aktiviteti ose keni nisur një project të ri, ka shumë mundësi që të jeni më të kënaqur me të në fillim të këtij muaji. Dashuria, po i ka mbijetuar tetorit, do vazhdojë edhe në nëntor. Çiftet e forta me themele të sigurta nuk druhen nga asgjë, por ato të lindurat prej pak kohësh ose që kanë përjetuar kriza të mëdha, janë ende të paqarta. Keni ende një situatë stresi për të kaluar!

Binjakët (21/5 – 21/6)

Ky qiell më i lirë se ai tetorit duhet të jetë zgjidhur tashmë vështirësitë e lindura në fund të verës. P.sh mund të keni marrë borxh e tashmë I keni shlyer, kush ka një histori dashurie, e mban atë, kush kërkon dashurinë nuk do të ketë shumë në dispozicion, por mund të mbështetet në ndonjë miqësi të lindur në muajt e fundit. Nuk keni shumë kundërshti nga planetët, përjashto Mërkurin që mund t’ju sjellë sherre banale.

 

Gaforrja (22/6 – 22/7)

Viti është duke u mbyllur me pozitivistet. Ju kisha kërkuar durim sepse dihej që fillimet do të ishin të vështira por jeni drejt mbylljes së një marrëveshjeje, jeni drejt arritjes së asaj që dëshironi më shumë. Yje të fuqishme dhe pozitive në punë, nëntori është momenti i zgjedhjeve të mëdha ose lirisë. Për ata që duhen vërtetë nuk ka limite, një projekt lidhur me një shtëpi ose një fëmijë mund të nisë. Marrëdhënie shumë të mira që bëjnë të mundur rrugë të përbashkëta. Rreth datës 17 rikuperim i plotë.

Luani (23/7 – 23/7)

Ka pak javë që Jupiteri ka filluar transitin shqetësues. Për disa Luanë do të vijnë shpenzime të papritura në shtëpi, në muajt e fundit ka nga ata që janë transferuar, kanë ndërruar aktivitet ose kontratë, një kredi ose një financim që peshon. Nëse ka diçka që nuk duroni, është agresiviteti i të tjerëve ndaj jush, veçanërisht kur mendoni se keni dhënë shumë e se nuk keni borxhe morale. Ka ardhur momenti të bëni analizën se përse mund të mbeteni pa dashuri.

Virgjëresha (24/8 – 22/9)

Ende yje aktive! Është faktori ekonomik që duhet mbrojtur, ndonjë shpenzim më shumë për shtëpinë, një ristrukturim ose kërkesa nga fëmijët rreth datës 20 nëntor. Mirë iniciativat që lindin në këtë periudhë, do të keni një rënie fizike në këtë periudhë, nuk është muaji ideal për projekte që sjellin stres. Dashuria nuk duhet të nënvlerësohet, veçanërisht për kë ka kaluar krizë. Një stres i madh emotive dhe mendor është i mundur në datat 19 nëntor ose të dielën 26!

Peshorja (23/9 – 22/10)

Periudha e konfirmimeve vazhdon, marsi ka filluar prej pak ditësh transitin në shenjën tuaj dhe rreth datës 17 do të formohet, bashkë me Mërkurin një sestil interesant. Do ju rriten fitimet në financë. Dashuria do të vazhdojë të jetë protagoniste e shenjës tuaj! Është një periudhë që ju dhuron emocione të kënaqshme, rreth datës 14 nëntor pasioni rritet. Energjitë e mira nuk mungojnë...

Akrepi (23/10 – 22/11)

Kemi në mesin e planetëve të shenjës tuaj, Diellin dhe Jupiterin, prezentë që nga ditët e para të nëntorit dhe Afërdita do të mbërrijë në datën 7 nëntor. Muaji dhuron vendosmëri dhe forcë për të rifilluar më së miri. Mund të lindin ide të reja. Nëntori është muaji i ndjenjave. Të rinjtë që kanë ndryshuar shtëpi, bashkëjetojnë ose kanë legalizuar një bashkim, nuk janë zhgënjyer nga zgjedhjet e bëra rishtazi. Miqësitë bëhen diçka më shumë. Të ndarët që kanë ndonjë simpati, tani kërkojnë ta konfirmojnë atë.

Shigjetari (23/11 – 21/12)

Ky muaj shikon hyrjen e Mërkurit në shenjën tuaj, duke u afruar në mënyrë të favorshme me Saturnin deri në një bashkim të bukur në datë 28 nëntor. Është një muaj i rëndësishëm për ndjenjat, edhe pas presioneve të forta të muajve të fundit, mund të jetoni diçka më shumë. Është një horoskop me fat për kë do të martohet, të bashkëjetojë ose të ketë fëmijë. Mund të zbuloni nën një miqësi, një dashuri të veçantë, në datat 18, 19, 20 e 29 nëntor. Qiell i shkëlqyer për të rikuperuar energji dhe forcë.

Bricjapi (22/12 – 20/1)

Ndonjë tension qëndron ende, me Marsin shqetësues, por është mbi çështje pa rëndësi, pas shumë muajve të kaluar duke u grindur, duke u lodhur, duke u përpjekur për të arritur një projekt, por është normale që herë pas here të ketë ndonjë problem që rishfaqet. Por duhet të kujtoni gjithmonë se jeni fitimtarë. Dashuria kthehet protagoniste, fundjavat e nëntorit të vrullshme, emocionet me peshë, kur truri është në formë, si edhe trupi.

Ujori (21/1 – 19/2)

Durimi në këtë muaj duhet të jetë shumë, për kë nis një rrugë të re profesionale ose ka pak që është transferuar, duhet kohë për rezultate. Ata që kanë një dashuri, vazhdojnë por pa shumë pasion e pa shumë bindje. Mund të keni polemika, mbi pozitivitetin e disa marrëdhënieve, por pas datës 7 nëntor me rëndësi është të ruani qetësinë. Janë yje që kërkojnë shumë impenjim e për këtë arsye do të keni moment tensioni më shumë, kujdes në javën 13-19 nëntor.

Peshqit (20/2 – 20/3)

Rikuperim i jashtëzakonshëm e për dikë, ka ardhur koha të kaloni në veprim, nëse prej pak kohësh ka konfirmim ose rikonfirmim, tashmë nuk ka më dyshime, çdo gjë do të mbarojë mirë. Kush ka qëllime, me ortakë ose miq, për të nisur një rrugë të re pune, mund të mbështetet mbi yje fantastikë e mbi më shumë miratim. Muaj i nxehtë për dashurinë! Do fitoni mbi çdo rezistencë dhe do jetoni moment sensualiteti të madh.

 

loading...
loading...