I dërgon gruas foton me të dashurën, ish-deputeti: Jemi thjesht miq

I dërgon gruas foton me të dashurën, ish-deputeti: Jemi thjesht miq
Jemi thjesht "miq të mirë". Kjo ka qenë mbrojtja që ish-deputeti britanik, Lembit Opik dhe 45-vjeçarja Alex Best, kanë bërë pasi ai pa dashje i ka dërguar gruas së tij një foto së bashku, ku ai e puthte në vende intime, teksa ajo gjendej me rroba banje.

Por gruaja e tij Sabina Vankova, ka publikuar fotot që ai ia kishte dërguar aksidentalisht.

"Nuk mund ta besoja atë kur pashë fotografitë. Ai gjithmonë ka pohuar se janë vetëm miq, por unë kam pasur dyshimet e mia. Kjo foto tregon se marrëdhënia e tyre nuk është vetëm miqësi. Mua m'u thye zemra. Nuk e dashuroj më dhe nuk dua të jem me të", u shpreh ajo.

/n.e/

 

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: