Intervistën e fundit, kompozitori Aleksandër Lalo e dha për “Albanian Free Press”

Intervistën e fundit, kompozitori Aleksandër Lalo e dha për “Albanian Free Press”
Të fundmen intervistë për mediat shqiptare, kompozitori i ndjerë, Aleksandër Lalo e dha për gazetën “Albanian Free Press”.

Në këtë intervistë për gazetarin Albert Zholi, kompozitori Lalo nxirrte në pah faktin se sot na mungon autocensura e kritika profesionale.

Më poshtë gjeni pjesë nga intervista kurse intervistën e plotë mund ta lexoni këtu.

“Mjeshtri i Madh”, Aleksandër Lalo: Polifonia është unike, specifike dhe e papërsëritshme në botë. Nuk kam shpresë tek shteti që do të investojë për ta mbajtur gjallë atë

“Problemi i parë i muzikës shqiptare është se mungon kritika muzikore. Jo vetëm kritika muzikore, por edhe kritika letrare”. Një vlerësim të tillë për situatën ku gjendet muzika shqiptare sot e bën për “Albanian Free Press”, gjatë një interviste të posaçme vetë kompozitori i njohur, Aleksandër Lalo, sipas të cilit,  sot nuk ka askund vepra shqiptare. “Pse? Sepse nuk u jepet prioritet. Globalizmi kuptohet keq, se sot mund të prodhosh gjithçka pa hapësirë. Por jo çdo gjë që shtypet në piano, duhet të dalë në skenë. Brezi që kaloi dhe pedagogët  e mi kishin një autocensurë”, pohon gjithashtu ai. Duke u prononcuar më tej edhe në lidhje me polifoninë që e cilëson si një vlerë të padiskutueshme të kulturës shqiptare, e si e tillë, për të duhet të investojë shteti. “Më shumë kam shpresë tek individët që e kanë pasion, sesa tek shteti që është indiferent. Është krim të humbasë polifonia shqiptare”, apelon ai...

Intervistën e plotë mund ta lexoni këtu

Shpërndajeni me miqtë tuaj: