Ish-ministri denoncon skandalin e futjes së 2 mijë qengjave të ngrirë në Shqipëri

Ish-ministri denoncon skandalin e futjes së 2 mijë qengjave të ngrirë në Shqipëri
Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka denoncuar sot skandalin që ka ndodhur gjatë kësaj jave në Shqipëri me futjen e mishit nga importi.

Sipas ish-ministrit, 2 mijë qengja të ngrirë e 700 të gjallë kanë hyrë në Shqipëri dhe kjo tregon se thertoret nuk u mbyllën për arsye të standardeve dhe të sigurisë ushqimore por për të favorizuar importimin e mishit në favor të interesit të një grushti superbiznesesh.

“Fushata e mbylljeve të thertoreve nën pretekstin e standardeve të sigurisë dhe që shkatërroi mijëra biznese të vogla i shërbeu jo konsumatorit, por një grushti superbiznesesh të cilët vetëm brenda një jave futën plot 2000 qengja të ngrirë dhe 700 qengja të gjallë importi duke nxjerrë jashtë loje qindra blegtore dhe tufat e tyre”, shkruan Panariti në rrjetin social./l.k./

Shpërndajeni me miqtë tuaj: